Veprimtari

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Klubi Studentor i Sportit i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, zhvillon aktivitet në bashkëpunim me AST Albania

Në përfundim të vitit akademik dhe për një nisje sa më të qetë të sezonit të provimeve, Klubi Studentor i Sportit në bashkëpunim me AST Albania,  realizoi disa aktivitete, përfshirë hiking dhe rafting, eksperienca të reja për studentët. Destinacionet e tyre ishin Funari, Ujëvara e Sotirës dhe Kanionet e Holtës.

Klubi Studentor i Sportit i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, zhvillon aktivitet në bashkëpunim me AST Albania

Zhvillohet me sukses Konferenca e 3-të Ndërkombëtare Studentore “Inovacioni i udhëhequr nga studentët: Fuqizimi i gjeneratës së ardhshme"

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u mbajt me sukses Konferenca e 3-të Ndërkombëtare Studentore “Inovacioni i udhëhequr nga studentët: Fuqizimi i gjeneratës së ardhshme".

Kjo konferencë solli si risi këtë vit Simpoziumin e Karrierës dhe Aftësive, duke u dhënë mundësinë studentëve për zhvillimin dhe orientimin e karrierës, si dhe të krijojë kontakte të drejtpërdrejta me punëdhënësit potencialë e të nxisë punësimin e tyre me informacion nga ekspertë të fushës.

Më shumë

Takim me përfaqësues nga media online Gogo.al në kuadër të projektit “Ne të Rinjtë”

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u zhvillua një takim me studentët në bashkëpunim me përfaqësues nga media online Gogo.al , në kuadër të projektit “Ne të Rinjtë”.

Zëvendësrektorja e Universitetit, Prof. Elvira Fetahu në fjalën e saj përshëndetëse, theksoi rolin dhe rëndësinë e të rinjve si promotor të ndryshime në vend, për kontributin e universitetit në formimin e tyre si profesionistë të ardhshëm dhe si qytetar.

Qëllimi i projektit është të tregojë historitë dhe përvojat e të rinjve shqiptarë, të cilat u prezantuan për studentët përgjatë takimit , duke theksuar rrugëtimin e tyre, sfidat dhe arritjet në Shqipëri.

Takim me përfaqësues nga media online Gogo.al në kuadër të projektit “Ne të Rinjtë”

Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Simpoziumi i Karrierës dhe Aftësive

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", organizoi me sukses për studentët e tij Simpoziumin e Karrierës dhe Aftësive dhe Konferencën e 3-të Ndërkombëtare Studentore, një iniciativë unike në llojin e saj në këtë institucion.

Ky aktivitet u çel me një panel të ftuarish të veçantë të cilët prezantuan për studentët mundësi konkrete për zhvillimin e tyre akademik dhe profesional, duke mos ngurruar të japin mesazhe inkurajuese dhe mbështetëse për rrugëtimin e tyre drejt suksesit.

Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Simpoziumi i Karrierës dhe Aftësive

Universiteti i Elbasani organizon Kampionatin e Volejbollit midis Ekipeve të Klubit Studentor të Sportit, Këshillit Studentor dhe personelit administrativ të universitetit

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", organizoi në bashkëpunim me Këshillin Studentor dhe Klubin Studentor të Sportit kampionatin e volejbollit , i cili u zhvillua midis ekipeve të krijuara nga anëtarët e këtij klubi dhe personelit administrativ në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”.

Ky aktivitet dhe shumë të tjera të inicuara nga Këshilli Studentor dhe Klubet Studentore të Universitetit të Elbasanit, kanë si synim të kontribuojnë në ndërtimin e një komuniteti të fortë dhe të bashkuar studentësh.

Universiteti i Elbasani organizon Kampionatin e Volejbollit midis Ekipeve të Klubit Studentor të Sportit, Këshillit Studentor dhe personelit administrativ të universitetit

Projekt i PKKZH (2023-2024) "Ura Ndërlidhëse në Fushat e Shkencave të Natyrës dhe Mjekësore Teknike për Hulumtim e Zhvillim Strukturor të “Zinxhirit për Kërkim Integral në Shkencë dhe Jetë - ZKIShJ”"

Këtë projekt kërkimor po e sjellim si një kontribut të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” në kërkime shkencore të integruara në ndihmë të shkencave fondamentale dhe të aplikuara, dhe pikërisht nga komuniteti akademik i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Mjekësore Teknike. Mendojmë se kështu kontribuojmë sadopak edhe në plotësimin e misionit të Uniel, si institucion i arsimit të lartë në shërbim të rritjes së cilësisë së kërkimit shkencor dhe konkurrueshmërisë kombëtare dhe ndërkombëtare të IAL-ve.

"Ura Ndërlidhëse në Fushat e Shkencave të Natyrës dhe Mjekësore Teknike për Hulumtim e Zhvillim Strukturor të “Zinxhirit për Kërkim Integral në Shkencë dhe Jetë - ZKIShJ”"