Veprimtari

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Simpoziumi i Karrierës dhe Aftësive

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", organizoi me sukses për studentët e tij Simpoziumin e Karrierës dhe Aftësive dhe Konferencën e 3-të Ndërkombëtare Studentore, një iniciativë unike në llojin e saj në këtë institucion.

Ky aktivitet u çel me një panel të ftuarish të veçantë të cilët prezantuan për studentët mundësi konkrete për zhvillimin e tyre akademik dhe profesional, duke mos ngurruar të japin mesazhe inkurajuese dhe mbështetëse për rrugëtimin e tyre drejt suksesit.

Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Simpoziumi i Karrierës dhe Aftësive

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” zhvilloi Konferencën Shkencore “Zgjerimi i BE-së dhe sfidat e përafrimit të legjislacionit në Shqipëri"

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, nga Departamenti i së Drejtës , pranë Fakultetit Ekonomik, zhvillohet me sukses Konferenca Shkencore "Zgjerimi i BE-së dhe sfidat e përafrimit të legjislacionit në Shqipëri".  Kjo konferencë organizohet në kuadër të programit Jean Monnet, duke bashkuar për tri ditë radhazi ekspertë, akademikë dhe studentë që shfaqën interes të veçantë në fushën e integrimit evropian. Në fjalën e tij përshëndetëse Rektori i Universitetit Prof. Dr. Skender Topi, u ndal në kontributin që ka konferenca në kuadër të Programit Jean Monnet në përafrimin e Universitetit të Elbasanit me universitetet evropiane, si edhe rolin që luan si promotor për të çuar përpara mekanizmat legjislativë që na përafrojnë me Bashkimin Evropian. Rektori theksoi rëndësinë që ka ky projekt për pasurimin e kurrikulës universitare nga Departamenti i së Drejtës, duke ofruar module dhe lëndë në përshtatje me të drejtën evropiane.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” zhvilloi Konferencën Shkencore “Zgjerimi i BE-së dhe sfidat e përafrimit të legjislacionit në Shqipëri"

Universiteti i Elbasanit zhvillon një takim me Komisioneren e Seksionit të Përgjithshëm pranë Institucionit të Avokatit të Popullit

Drejtues të Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", në datën 4 dhjetor 2023, zhvilluan një takim me Komisioneren e Seksionit të Përgjithshëm pranë Institucionit të Avokatit të Popullit, Znj. Vilma Shurdha, e shoqëruar nga ndihmëskomisionerja që mbulon problemet e arsimit pranë këtij institucioni.

Zëvendësrektori i Universitetit, Prof.as.dr. Peçi Naqellari, informoi të pranishmit mbi universitetin, programet e studimit dhe strukturat që vihen në dispozicion për studentët. Ai u përqendrua në problematikat dhe shqetësimet që kanë sot institucionet e arsimit të lartë.

Në përfundim të takimit Znj. Vilma Shurdha, zhvilloi një takim me studentë, me qëllim informimin mbi rolin dhe funksionin e institucionit të Avokatit të Popullit si një institucion kushtetues në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Universiteti i Elbasanit zhvillon një takim me Komisioneren e Seksionit të Përgjithshëm pranë Institucionit të Avokatit të Popullit

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u zhvillua mbledhja për Konstituimin e Këshillit Studentor

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u zhvillua mbledhja për Konstituimin e Këshillit Studentor, pas zhvillimit të procesit zgjedhor për Këshillin Studentor, me përfaqësues nga këshillat studentor të fakulteteve, Komisioni Institucional Zgjedhor dhe Komisioni Apelimit Studentor.

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u zhvillua mbledhja për Konstituimin e Këshillit Studentor

Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", zhvilloi Konferencën e 9-të Ndërkombëtare Shkencore “Sfidat e fundit në Inovacionin e Sipërmarrjes dhe Kornizën Ligjore”

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” zhvilloi  konferencën e 9-të Ndërkombëtare me titull “Sfidat e fundit në Inovacionin e Sipërmarrjes dhe Kornizën Ligjore”.

Kjo konferenencë bëri bashkë akademikë, kërkues shkencorë, doktorantë dhe studentë duke nxitur debatin shkencor në funksion të përmirësimit të kërkimit, duke mundësuar një gërshetim të kontributit teorik dhe atij praktik në punime tematike të ndjeshme ndaj kërkesave aktuale të shoqërisë.

Më shumë