Universiteti i Elbasanit zhvillon një takim me Komisioneren e Seksionit të Përgjithshëm pranë Institucionit të Avokatit të Popullit
Drejtues të Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", në datën 4 dhjetor 2023, zhvilluan një takim me Komisioneren e Seksionit të Përgjithshëm pranë Institucionit të Avokatit të Popullit, Znj. Vilma Shurdha, e shoqëruar nga ndihmëskomisionerja që mbulon problemet e arsimit pranë këtij institucioni.
Zëvendësrektori i Universitetit, Prof.as.dr. Peçi Naqellari, informoi të pranishmit mbi universitetin, programet e studimit dhe strukturat që vihen në dispozicion për studentët. Ai u përqendrua në problematikat dhe shqetësimet që kanë sot institucionet e arsimit të lartë.
Në përfundim të takimit Znj. Vilma Shurdha, zhvilloi një takim me studentë, me qëllim informimin mbi rolin dhe funksionin e institucionit të Avokatit të Popullit si një institucion kushtetues në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.