Projekte ku UE është pjesë

Universiteti i Elbasanit Aleksander Xhuvani , Projekte ku UE eshte pjese, Uniel

Projekte ku UE është pjesë

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksander Xhuvani , Erasmus + Mobilitete , Uniel

Erasmus + Mobilitete

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksander Xhuvani , UE Journal , Uniel

UE Journal

Me shume

Jean Monnet – Universiteti i Elbasanit

EU Enlargement and Acquis Adoption Burden: Albanian Challenges / EEAABAC

Zgjerimi i BE-së dhe barra e përafrimit të legjislacionit: sfidat e Shqipërisë

Projekti synon të rrisë ndërgjegjësimin për nevojën e përfshirjes të lëndëve bazë dhe të specializuara drejt studimeve europiane në kurrikulat e ofruara nga Universiteti të Elbasanit, të organizojë panele me ekspertizë të lartë për të debatuar mbi çështjet e adoptimit të legjislacionit të BE-së, të kryejë kërkime cilësore dhe të arrijë një numër sa më të gjerë të përfituesve direkt apo indirekt përmes materialeve të të shkruara që do të jenë në dispozicion edhe pas projektit.

Pergjatë jetës së projektit do të përqëndrohemi në 3 shtylla: Mësimdhënia; Kërkimi; Debati.

1. Mësimdhënia do të konsistojë në përmirësimin e kursit ekzistues në të drejtën e BE-së, si dhe në propozimin e 3 kurseve të reja me një përfitim të qartë për studentët në zhvillimin e karrierës së tyre në tematika të së drejtës europiane. Aktiviteti mësimor do të zhvillohet duke përdorur qasje inovative pedagogjike dhe do të mbështetet nga faqja e internetit të katedrës. Aktiviteti kryesor për arritjen e objektivave të katedrës është kursi veror që do të ofrohet nga katedra i cili do ti dedikohet njëaudience multidisiplinare si studentë, profesionistë, nëpunës civilë, etj. Qëllimi kryesor është tërrisë ndërgjegjësimin dhe shkallën e të kuptuarit të funksionimit dhe zgjerimit të BE-së, duke ofruar një kuptim të plotë të adoptimit të acquis në proçesin e integrimit.

2. Gjatë projektit, kërkimi do të përqendrohet në proçeset integruese dhe adoptimin e acquis në Shqipëri, që kanë të bëjnë me arritjet e deritanishme, rëndësinë e një përafrimi korrekt dhe më të shpejtë, problematikat dhe zgjidhjet për proçesin e vazhdueshëm të harmonizimit ligjor. Qëllimi është të botohen 2 artikuj shkencorë, si dhe hartimi i një monografie si një mjet themelor për komunitetin shkencor, studentët dhe të interesuarit. Ky program kërkimor do të promovojë Departamentin e së Drejtës si një bërthamë e rëndësishme për kërkime të mëtejshme në të drejtën e BE.

3. Përgjatë këtyre 3 viteve të projektit do tëorganizohen 2 evente, një tryezë e rrumbullakët dhe një konferencë, për promovimin e debatit të nivelit të lartë dhe për të sjellë së bashku studiues, palë të interesuara dhe politikëbërës në të njëjtin tryezë.

Përgjatë jetës së projektit, Drejtuesi i Katedrës do të jetë aktiv në panele të ndryshme mediatike për të garantuar vizibilitet të projektit dhe një impakt në komunitetin e gjerë. Kryesisht, fokusi do të jetë në: kryerjen e studimeve në të drejtën europiane në Departmentin e Drejtësisë nëUE; ngritjen e forumeve profesionale për palët e interesuara me qëllim studimin e arritjeve dhe sfidave të Shqipërisë në adoptimin e acquis; hedhja e bazave të shëndosha për të arritur objektiva të mëtejshëm në të ardhmen siç është aktivizimi i një Masteri në studimet europiane.
Koordinatori i projektit: Prof.as.dr. Arbër Gjeta

Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.