Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Universiteti i Elbasanit i jep “Certifikatë Mirënjohje” prof. dr. Ziso Thomollari

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, i ka dhënë “Certifikatë Mirënjohje” prof. dr. Ziso Thomollari me motivacionin: “Për kontribut të shquar akademik e shkencor, në lidhje me problematikat e mësimdhënies dhe përgatitjes së brezave ndër vite në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Me këtë rast u zhvillua një ceremoni e veçantë me pjesëmarrjen e Rektorit, prof. dr. Skender Topi, personelit akademik të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, studentë, shokë e miq të prof. Ziso Thomollari.

Në fjalën e marrë me këtë rast Rektori, prof. dr. Skender Topi, ka vlerësuar lart figurën e prof. dr. Ziso Thomollari duke e konsideruar atë si një model të mësimdhënies, kërkimit shkencor, si drejtues dhe komunikimit njerëzor. “ Në 47 vite punë si pedagog i biologjisë dhe kimisë, ai asnjëherë nuk tregoi lodhje. Ne kemi shumë për të mësuar nga përvoja e prof. Ziso Thomollarit dhe dëshirojmë që ta kemi atë mes nesh për të vazhduar kontributin e tij të pa kursyer”, u shpreh prof. Skender Topi.

Zv. Rektori prof. dr. Peçi Naqellari u shpreh se prof. Ziso Thomollari “ka dhënë kontributin e vet në ecurinë, mbarëvajtjen dhe reformimin në vite të Biologjisë në përgjithësi dhe të Zoologjisë në veҫanti, si një ndër zoologët më të mirë të vendit. Me përkushtimin në punë, pasionin, kulturën biologjike e më gjerë, korrektësinë e dashamirësinë, ka ndikuar fuqishëm në përgatitjen shkencore dhe edukative të shumë brezave, i ka nxitur e ndihmuar të ecin përpara në kualifikimin e vazhdueshëm, disa prej të cilëve drejt gradave e titujve më të lartë”.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, prof. dr. Sotir Mali, solli në vëmendje aftësitë akademike dhe shkencore të prof. Ziso Thomollari të cilat kanë lënë gjurmë të thella në historikun e Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Elbasan dhe kontributeve të paçmuara në fushën e biologjisë dhe kimisë në shkallë vendi.

Në ceremoninë e moderuar nga shefja e departamentit të Biologji-Kimisë, prof. as. dr. Blerina Pupuleku, e morën fjalën edhe kolegë, miq, shokë dhe studentë të cilët sollën kujtime, por edhe evidentuan vlerat dhe virtytet e profesor. Ziso Thomollari.

Mjaft i emocionuar nga kjo ceremoni, prof. Ziso Thomollari shprehu falënderimet për gjithë pjesëmarrësit. Ai evidentoi traditën në vite të Universitetit të Elbasanit dhe stadin e ri kombëtarizimit dhe ndërkombëtarizimit që e ka futur këtë Universitet Rektori prof. dr. Skender Topi. Gjithashtu ai premtoi se do të vazhdojë të japë kontributin e tij pranë këtij Universiteti.

Universiteti i Elbasanit i jep “Certifikatë Mirënjohje” prof. dr. Ziso Thomollari, Uniel Universiteti i Elbasanit i jep “Certifikatë Mirënjohje” prof. dr. Ziso Thomollari, Uniel Universiteti i Elbasanit i jep “Certifikatë Mirënjohje” prof. dr. Ziso Thomollari, Uniel Universiteti i Elbasanit i jep “Certifikatë Mirënjohje” prof. dr. Ziso Thomollari, Uniel Universiteti i Elbasanit i jep “Certifikatë Mirënjohje” prof. dr. Ziso Thomollari, Uniel Universiteti i Elbasanit i jep “Certifikatë Mirënjohje” prof. dr. Ziso Thomollari, Uniel Universiteti i Elbasanit i jep “Certifikatë Mirënjohje” prof. dr. Ziso Thomollari, Uniel Universiteti i Elbasanit i jep “Certifikatë Mirënjohje” prof. dr. Ziso Thomollari, Uniel Universiteti i Elbasanit i jep “Certifikatë Mirënjohje” prof. dr. Ziso Thomollari, Uniel Universiteti i Elbasanit i jep “Certifikatë Mirënjohje” prof. dr. Ziso Thomollari, Uniel Universiteti i Elbasanit i jep “Certifikatë Mirënjohje” prof. dr. Ziso Thomollari, Uniel Universiteti i Elbasanit i jep “Certifikatë Mirënjohje” prof. dr. Ziso Thomollari, Uniel Universiteti i Elbasanit i jep “Certifikatë Mirënjohje” prof. dr. Ziso Thomollari, Uniel Universiteti i Elbasanit i jep “Certifikatë Mirënjohje” prof. dr. Ziso Thomollari, Uniel Universiteti i Elbasanit i jep “Certifikatë Mirënjohje” prof. dr. Ziso Thomollari, Uniel