Universiteti i Elbasanit dhe Ambasada austriake zhvillojnë takimin “Scope and limits, chances and risk of transformation process in Balkan”
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me ambasadën austriake në Shqipëri, organizuan takimin “Scope and limits, chances and risk of transformation process in Balkan” me pjesëmarrjen e Shefit të Misionit të Ambasadës së Austrisë në Shqipëri dr. Christian Steiner dhe prof. Paul Lendvai.
Në këtë takim merrnin pjesë studentë, pedagogë, studiues, historianë etj.
Në fjalën e tij Shefi i Misionit të Ambasadës së Austrisë në Shqipëri, dr. Christian Steiner, evidentoi kontributin e prof. Paul Lendvai në studimin e çështjeve të Ballkanit në tërësi dhe Shqipërisë në veçanti.
Prof. Paul Lendvai bëri një prezantim historik të situatës në Ballkan dhe u ndal në mënyrë të veçantë në realitetin shqiptar gjatë viteve të diktaturës dhe ndryshimeve demokratike. Ai u përqendrua në shanset dhe rreziqet në proceset e transformimit që kanë përfshirë vendet e Ballkanit.
Më pas takimi vazhdoi në formën e pyetjeve dhe diskutimeve.
Shefi i Misionit të Ambasadës së Austrisë në Shqipëri dr. Christian Steiner dhe prof. Paul Lendvai u pritën në një takim edhe nga Rektori i Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, prof. dr. Skender Topi.