Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Ambasadori Izraelit në Shqipëri dhe parardhësi i tij vizitë dhe takime në Universitetin e Elbasanit.

Ambasadori i Izraelit në Tiranë David Cohen dhe parardhësi i tij në këtë detyrë ish ambasadori jorezident në vendin tonë Ehud Gol kanë qenë të pranishëm në Universitetin e Elbasanit, për të takuar Rektorin e këtij Universiteti Prof.Dr. Liman Varoshi si dhe për të zhvilluar një takim me student të gjuhës Angleze . Gjatë takimit të zhvilluar me Rektorin Liman Varoshi, diplomatët e lartë kanë falenderuar personalisht atë dhe Universitetin e Elbasanit, për mikpritjen e rezervuar gjatë gjithë këtyre viteve ndaj delegacioneve dhe përfaqsuesve të shtetit të Izraelit, ç’ka ka bërë që të krijohet një lidhje e vaçantë mes tyre. Ish Ambasador jorezident I Izraelit në Shqipëri dhe një diplomat dhe zyrtar me një karrierë të shkëlqyer në nivelet më të larta të shtetit Izraelit, zoti Ehud Gol ka shprehur në mënyrë të veçantë kënaqësinë e rikthimit të tij për një vizitë në Universitetin e Elbasanit. Nga ana e tij Rektori Prof.Dr. Liman Varoshi ka bërë një pasqyrë të zhvillimeve të reja të Universitetit të Elbasanit, duke shprehur gadishmërinë e bashkëpunimit të këtij institucioni me homologët e tij në shtetin e Izraelit.

Më pas Zoti Ehud Gol në një leksion të hapur me studentët ka prezantuar temën “Ndryshime strategjike ne Lindjen e Mesme”, temë e cila ka ngjallur mjaft interes tek të pranishmit.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij, ai ka vlerësuar në mënyrë të veçantë rolin e Shqipërisë dhe shqipëtarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku numri i hebrenjve në vendin tonë, ishte më I madh pas luftës së para saj, duke përbërë një rast unikal në botë, përsa I përket mbrotjes së kësaj popullsie nga persekutimi nazist. Gjithashtu ai I ka cilësuar si “gjigande”, hapat e ndërrmarrë nga Shqipëria në këto 20 vite demokraci, duke theksuar se vetëm një popull me vitalitet të tillë mund të arrijë të përmirsohet kaq shpejt.

Takimi ka vijuar edhe me pyetje dhe bashkëbisedim me studentët të cilët kanë treguat interes mbi mjaft tema aktuale, në Shqipëri dhe në Lindjen e Mesme.

Ambasadori Izraelit në Shqipëri dhe parardhësi i tij vizitë dhe takime në Universitetin e Elbasanit, Uniel Ambasadori Izraelit në Shqipëri dhe parardhësi i tij vizitë dhe takime në Universitetin e Elbasanit, Uniel Ambasadori Izraelit në Shqipëri dhe parardhësi i tij vizitë dhe takime në Universitetin e Elbasanit, Uniel Ambasadori Izraelit në Shqipëri dhe parardhësi i tij vizitë dhe takime në Universitetin e Elbasanit, Uniel