Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Presidenti i Republikes nderon me titullin “Nderi i Kombit” shkollen “Normale”

Shkolla “Normale” e Elbasanit është nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, akorduar nga Presidenti i Republikës Zoti Bujar Nishani. Ky titull i është dorëzuar Rektorit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit Prof.Dr. Liman Varoshi, në një ceremoni të organizuar në ambientet e këtij Universiteti, i cili është edhe pasardhës i shkollës Normale të hapur përpara 105 vjetësh në këtë qytet.

Ish Normalistë ndër vite, autoritete lokale e deputetë, pedagogë e studentë kanë qenë pjesë e kësaj ceremonie mjaft të veçantë dhe emocionuese, për një shkollë e cila ndër vite, ka kontributin më të madh dhe të theksuar për arsimin shqiptar në të gjitha trevat mbarëkombëtare.

Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof.Dr. Liman Varoshi, duke falenderuar Presidentin për përzgjdhjen e Institucionit që ai drejton për këtë ceremoni, ka theksuar rëndësinë e “Normales” së Elbasanit në historinë e arsimit shqiptar.

“Veprimtaria që po zhvillojmë sot, shënon një hap të rëndëishëm për të evokuar rrugën e arsimit shqiptar, qësh prej zhvillimit të Kongresit të Elbasanit që shënon 105 vjet e deri më sot, për të ndriçuar historinë e lavdishme të Shkollës Normale, mësonjëtorja e mësonjësve , siç është njohur për dekada e dekada me rradhë, por edhe për të reflektuar thellë mbi punët rona të sotme në një kohë kur arsimit parauniversitar dhe ai universitar kanë ndryshuar shumë jo vetëm në dije e metodologji, por edhe në pedagogji e sidomos në raportet midis mësimdhënies e mësimnxënies”- është shprehur Prof.Dr. Liman Varoshi në fjalën e tij.

Presidenti I Republikës përpara akordimit të titullit “Nderi I Kombit” për “Normalen” do të shprehej:

“Së pari ju falënderoj përzemërsisht për pritjen kaq të ngrohtë dhe për bashkëpunimin e frytshëm në realizimin e këtij takimi, të kësaj përkujtimoreje të ngjarjeve të shënuara të arsimit tonë kombëtar, Kongresin të Elbasanit dhe themelimin e Shkollës Normale të këtij qyteti.

Ndihem thellësisht i lumtur kur ju shikoj së bashku normalistët, qytetarët, studentët, pedagogët, autoritetet vendore dhe të zgjedhurit në këtë përvjetor të shndritshëm, sepse pikërisht qytetaria, edukimi dhe ruajtja e vlerave më të mira ka qenë lajtmotivi edhe misioni i shenjtë i Normales, kësaj vatre të dashur të arsimit shqiptar.

Themelimi 105 vjet më parë i shkollës së parë të mësuesisë në Shqipëri, të cilën të gjithë edhe në histori, por edhe sot e njohim me emrin ‘Normalja e Elbasanit’, është një prej ngjarjeve çelës, etapë e pashmangshme në kalendarin e zhvillimit historik dhe kulturor të popullit shqiptar.”

Presidenti i Republikes nderon me titullin “Nderi i Kombit” shkollen “Normale”, Uniel Presidenti i Republikes nderon me titullin “Nderi i Kombit” shkollen “Normale”, Uniel Presidenti i Republikes nderon me titullin “Nderi i Kombit” shkollen “Normale”, Uniel Presidenti i Republikes nderon me titullin “Nderi i Kombit” shkollen “Normale”, Uniel