Zhvillohet konferenca e dytë ndërkombëtare në Fakultetin Ekonomik
Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ka organizuar konferencën e dytë me titull “Sfidat Rajonale për një zhvillim të qëndrueshëm”. Tashmë e kthyer në një traditë mjaft positive të këtij fakulteti kjo konferencë ka mbledhur studiues nga gjithë rajoni, por edhe të ftuar të shumtë nga vendet e Europës perëndimore që kanë prezantuar punimet dhe studimet e tyre, ndërkohë që e pranishme në të ka qenë edhe Ministrja e Arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolla.
Duke marrë fjalën në fillim të kësaj conference Dekania e Fakultetit Ekonomik Dr.Nada Krypa, I ka uruar mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve, duke theksuar se evenimente të tilla tashmë janë kthyer në traditë për Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Elbasanit, I cili po pynon fort në drejtim të rritjes së cilësisë së tij. Në drejtim të rritjes së cilësisë së kërkimit shkencor ka folur edhe Rektori I Universitetit të Elbasanit Prof.Dr. Liman Varoshi i cili e ka vënë theksin tek aspekti i origjinalitetit të punimit shkencor të çdo studiuese duke eleminuar elementë të plagjaturës që mund të vihen re në disa studime. Ish dekania e këtij fakulteti aktulisht deputete e Kuvendit të Shqipërisë Prof.Asc.Dr . Evis Kushi si pjesë e këshillit shkencor të kësaj conference ka vlerësuar punën e bërë nga të gjithë pjesmarrësit për kontributin e tyre në këtë konferencë. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Lindita Nikolla gjatë fjalës së saj ka theksuar se prezenca në një mjedis të tillë akademik e bënte të ndihej e nderuar. Ajo ka theksuar se Ministria që drejton do të përpiqet të rrisë fondet për kërkimin shkencor në të ardhmen, duke theksuar se ky aspekt është mjaft I rëndësishëm në zhvillimin e ardhshëm të Universiteteve shqiptare.
Ajo gjithashtu ka theksuar se shumë shpejt të gjitha Universitet publike dhe jo publike do ti nënshtrohen proçesit të akreditimit nga një kompani e huaj, duke u shprehur e bindur se Universiteti I Elbasanit do të jetë në pararojë të këtij proçesi. Më pas konferenca ka vijuar punimet e saj ku të pranishmit janë ndarë në panelet e veçanta ku kanë prezantuar studimet e tyre.
![Zhvillohet konferenca e dytë ndërkombëtare në Fakultetin Ekonomik ,Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Konferenca_e_dyt_ndrkombtare_n_Fakultetin_Ekonomik-1.jpg)
![Zhvillohet konferenca e dytë ndërkombëtare në Fakultetin Ekonomik ,Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Konferenca_e_dyt_ndrkombtare_n_Fakultetin_Ekonomik-2.jpg)
![Zhvillohet konferenca e dytë ndërkombëtare në Fakultetin Ekonomik ,Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Konferenca_e_dyt_ndrkombtare_n_Fakultetin_Ekonomik-3.jpg)
![Zhvillohet konferenca e dytë ndërkombëtare në Fakultetin Ekonomik ,Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Konferenca_e_dyt_ndrkombtare_n_Fakultetin_Ekonomik-4.jpg)
![Zhvillohet konferenca e dytë ndërkombëtare në Fakultetin Ekonomik ,Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Konferenca_e_dyt_ndrkombtare_n_Fakultetin_Ekonomik-5.jpg)