Remzi Përnaska ndërohet me titullin Doctor Honoris Causa
Senati akademik I Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan I dhënë titullin e lartë Doctor Honoris Causa Prof.Dr. Remzi Përnaskës. Në motivacionin e këtij titulli lexuar dhe dorëzuar nga kreu I këtij senati njëkohësiht Rektor i Universitetit të Elbasanit Prof.Dr. Liman Varoshi shkruhej : Për kontribut të shquar në fushën e gjuhësisë dhe kulturës shqiptare, për fuqizimin, bashkohëzimin dhe përvijimin e infrastrukturës se dijes shkencore dhe të mësimdhënies , si dhe për mbështetjen e kërkimit shkencor në këto fusha në Fakultetin e Shkencave Humane të Universitetit Aleksandër Xhuvani të Elbasanit.
Ndërkohë në fjalën e tij përpara dorëzimit të titullit Rektori Liman Varoshi në cilësinë edhe të propozuesit të dhënies së tij titulli ka vlerësuar figurën e Remzi Përnaskën në lëmin e studimeve të gjuhës shqipe dhe veçanërisht në fushën e sintaksës, si një punë me vlera të jashtëzakoshme kërkimore dhe shkencore e cila ka vendosur kontributin e saj në studimet gjuhësore në vend. Njëkohësisht ai ka vlerësuar kontributin e Përnaskës në veprimtarinë e tij në këto fusha sin ë Francë ashtu edhe në Universitetin e Elbasanit I cili ka një bashkëpunim të hershëm dhe të ngushtë me të.
Më pas reçensuesit e caktuar nga senati Prof.Dr Roland Gjini dhe Prof.Dr. Tomorr Plangarica kanë paraqitur përpara të pranishmëve reçencat e tyre në lidhje me veprimtarinë e Prof.Dr. Remzi Përnaskës mbi bazën e të cilave është bërë edhe dhënia e titullit të lartë Doctor Honoris Causa.