UE i jep titullin Doktor Honoris Causa, Dr. Igor Soltes
Senati akademik I Universitetit “Aleksandër Xhuvani “ në Elbasan ka zhvilluar një ceremony për dhënien e titullit Doktor Honoris Causa, Dr. Igor Soltes.
Duke mbajtur fjalën e rastit në këtë takim Rektori I Universitetit Prof.Dr. Liman Varoshi ka vënë theksin në kontributin e Dr. Igor Soltes gjatë veprimtarisë së tij shkencore, publike, e administrative në fushën e auditimit, veprimtari e cila shtrihet jo vetëm në vendin e tij të origjinës Slloveni, por edhe në ndihmën që ai ka dhënë në Shqipëri kryesiht në bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe në literaturën dhe studimet e tij në tekste të cilat janë bërë pjesë e kurikulës universitare.
Rektori Liman Varoshi gjithashtu ka theksuar se ky titull i dhënë për Igor Soltes I hap rrugën akordimit të tij në shenjë vlerësimi edhe për figura të tjera të shquara me kontribut rajonal, kombëtar e më gjerë.
Dr. Igor Soltes aktualisht është President I Gjykatës së Auditimit të Republikës së Sllovenisë. Ai personalisht dhe institucioni që ai drejton ka pasur si prioritet zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh me institucione homologe të auditimit duprem, si dhe me institucione apo trupa të tjera profesionale ndërkombëtare. Në këtë kuadër me rëndësi të veçantë ka qenë forcimi I marrëdhënieve dhe mbështetja e vendeve të cilat janë në procese të integrimit në Bashkimin Europian siç është edhe Shqipëria. Institucioni I Kontrollit të Lartë të Shtetit I Republikës së Shqipërisë e ka shumë të prekshëm kontributin e drejtpërdrejtë që Dr. Igor Soltes ka dhënë për rritjen e performancës së inspektorëve të KLSH, nëpërmjet trajnimeve të zhvilluara.
Motivacioni për dhënien e titullit të lartë Doktor Honoris Causa nga Universiteti i Elbasanit për Dr. Igor Sltes ka qenë: “Për merita të shquara në drejtim të rritjes profesionale në fushën e auditimit të jashtëm public dhe modernizimit të institucioneve përkatëse në Slloveni dhe Shqipëri”