Një vit pa studentet tona
Një vit pa studentet tona “21.05.2012. Mbeten përjetësisht student. Aurora Molla, Denisa Guzi, Dorina Stafa, Elsa Daka, Eranda Baloshi, Eriola Xhoi, Ermira Mana, Fabjola Shehi, Joana Debinja, Juljana Tola, Lindita Kabashi. Universiteti Aleksandër Xhuvani Elbasan”
Janë këto fjalët e memorialit të vendosur në kujtim të një vjetorit të aksidentit tragjik ku humbën jetën studentet tona. Një memorial për të kujtuar ditën më tragjike të historisë dhjetravjeçare të Universitetit, në një ceremony ku dhimbja ishte tejet e madhe. Kurora me lule u vendosën në vendin e tragjedisë nga gjithë studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” nga gjithë profesorati i këtij universiteti për të nderuar këto vajza që u ndanë nga jeta në lulen e rinisë.
Por aty ishin edhe qytetarët e Himarës, drejtuesit e pushtetit lokal atje të cilët dhimbjen e asaj dite e në vazhdim e përjetuan dhe e përjetojnë njësoj si ne. “Do ju jemi përjetë mirënjohës për ndihmën tuaj, për reagimin dhe solidaritetin tuaj në atë ditë të vështirë” ka theksuar Rektori I Universitetit Liman Varoshi duke iu drejtuar banorëve të Himarës dhe kreut të Bashkisë Gjergji Goro.
Ndërkohë për familjarët që e ndjejnë shumë më tepër këtë dhimbje vetëm ngushëllim dhe mbështetje. “Universiteti Aleksandër Xhuvani dhe gjithë stafi I tij do të jetë gjithnjë pranë jush, ne cdo nevojë, në çdo hall, pasi këto vajza do të mbeten përjetëisht studente” deklaroi Rektori Varoshi.
Fjalë zemre dhe dhimbjeje ka rezervuar në këtë ditë edhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Roland Gjini. “ Në këtë ditë gjëja më e vështirë për tu bërë është të gjesh fjalët për të shprehur dhimbjen”, ka theksuar ai. Kreu I Bashkisë së Himarës I është bashkuar kësaj ceremonie me dhjetra e dhjetra banorë e nxënës të shkollave të kësaj zone, duke thënë se ato vajza do të jetë tashmë përjetëisht në gjirin e himariotëve këtyre njerëzve, që treguan solidaritetin më të lartë në ato moment tragjike.
I paharruar qoftë kujtimi i tyre!
![Një vit pa studentet tona ,Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Nj_vit_pa_studentet_tona-1.jpg)
![Një vit pa studentet tona ,Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Nj_vit_pa_studentet_tona-2.jpg)
![Një vit pa studentet tona ,Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Nj_vit_pa_studentet_tona-3.jpg)
![Një vit pa studentet tona ,Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Nj_vit_pa_studentet_tona-4.jpg)
![Një vit pa studentet tona ,Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Nj_vit_pa_studentet_tona-5.jpg)
![Një vit pa studentet tona ,Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Nj_vit_pa_studentet_tona-6.jpg)