Rektorja e Universitetit të Elbasanit merr pjesë në takimin mbi Hartimin e Udhërrëfyesit të Shqipërisë për Lëndët e Para Kritike dhe Strategjike
Rektorja e Universitetit të Elbasanit, Prof.dr.Elvira Fetahu mori pjesë në takimin zhvilluar mbi hartimin e Udhërrëfyesit të Shqipërisë për Lëndët e Para Kritike dhe Strategjike (CRM/SRM), një nismë e Misionit të Ekspertëve TAIEX (Asistencë Teknike dhe Shkëmbim Informacioni), EIT Albania, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), dhe mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në fjalën e saj Prof. Fetahu, vuri theksin në rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve të arsimit të lartë me aktorë tjerë të rëndësishëm, duke duke kontribuar në nxitjen e kërkimit shkencor dhe formimin e brezit të rinj të profesionistëve dhe sipërmarrësve në sektorin minerar.