Gazetari, shkrimtari, publicisti dhe regjisori shqiptar, Z. Fatmir Terziu, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në kuadër të “Tetorit të librit”
Në kuadër të "Tetorit të librit," Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani," në bashkëpunim me Departamentin e Letërsisë dhe Gazetarisë dhe Departamentin e Gjuhësisë, organizoi një takim me gazetarin, shkrimtarin, publicistin dhe regjisorin shqiptar, Z. Fatmir Terziu.
Gjatë bashkëbisedimit me studentët, Z. Terziu ndau përvojën e tij si shkrimtar dhe publicist, por edhe përvojën jetësore . Ai u ndal në domosdoshmërinë e ruajtjes dhe promovimit të gjuhës shqipe 🇦🇱 përmes krijimit të një letërsie cilësore dhe publicistike të mirë. Në përfundim të takimit, Z. Terziu dhuroi botimet e veta për bibliotekën e universitetit, duke pasuruar kështu fondin e literaturës 📖📚 në dispozicion të studentëve dhe personelit akademik. 👩🎓👨🎓
I lindur dhe rritur në Elbasan, Z. Terziu është fitues i shumë çmimeve dhe mban titullin "Mjeshtër i Madh," dhënë nga Presidenti i Republikës. 🏅