Prof.dr. Skender Topi zhvillon një takim në Akademinë Kombëtare të Sporteve "Vassil Levski", Bullgari
Prof.dr. Skender Topi, zhvilloi një takim të frytshëm me Rektorin e Akademisë Kombëtare të Sporteve "Vassil Levski", Bullgari, Prof. Krasimir Petkov, ku u diskutua mbi projektet e ndërmarra midis dy institucioneve në fushat me interes të përbashkët.
Prof. Petkov prezantoi prioritetet e Akademisë Kombëtare të Sporteve në kushtet aktuale ekonomike në Evropë dhe në Ballkan, ndërsa Prof. Topi theksoi se ndërkombëtarizimi është ndër synimet kryesore strategjike të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, jo vetëm në aspektin e pranimit të afërt në BE 🇪🇺, por edhe në funksion të dëshirës për ta ngritur institucionin në rangun e universiteteve të njohura evropiane.
Pjesë e këtij takimi, ishin edhe përfaqësues nga Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", Prof.as.dr. Edmond Biçoku, zv/dekan i Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Doc/Dr. Arjan Hyka, drejtues i Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporte, Dr. Ardian Durmishi dhe Z. Dritan Konica.