Universiteti i Elbasanit, organizoi ditën përmbyllëse të Javës së Sportit në kuadër të Projektit SHAPE dhe Javës Ballkanike të Sportit
Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" ka përfunduar me sukses Javën Sportive, një seri aktivitetesh të ndryshme të organizuara në kuadër të projektit SHAPE dhe Javës Ballkanike të Sportit.
Aktiviteti përmbyllës, i cili u zhvillua në bukuritë natyrore të qytetit të Belshit, tërhoqi pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rejave nga universiteti, duke krijuar një atmosferë energjike dhe miqësore.
Universiteti i Elbasanit, synon të vazhdojë organizimin e nismave të tilla, të cilat jo vetëm promovojnë rëndësinë e sportit dhe aktivitetit fizik, por gjithashtu forcojnë lidhjet midis studentëve dhe komunitetit.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve që vendosën të ndajnë me ne këto çaste të veçanta dhe të paharrueshme.
Aktivitete në UE
Biblioteka
Njoftime
Kontakte