Zhvillohet me sukses në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Konferenca Ndërkombëtare Shkencore me titull “Evolucioni Gjuhësor në Epokën Digjitale: Impakti në Komunikim, Letërsi, Qytetërim e Mësimdhënie”
Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u zhvillua me sukses në kuadër të 30-vjetorit të hapjes së programit të studimit të Gjuhës Angleze, Konferenca Ndërkombëtare Shkencore me titull “Evolucioni Gjuhësor në Epokën Digjitale: Impakti në Komunikim, Letërsi, Qytetërim e Mësimdhënie”.
Kjo konferencë vjen si bashkëpunim i Departamentit të Gjuhëve të Huaja, pranë Fakultetit të Shkencave Humane, Rektoratit në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe institucioneve të tjera të arsimit universitar dhe parauniversitar, brenda dhe jashtë vendit.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Zëvendësrektori i Universitetit, Prof.as.dr. Peçi Naqellari, shprehu rëndësinë që ka Departamenti i Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Elbasanit duke patur në përbërje personel akademik të kualifikuar, programe studimi të akredituara, si edhe një veprimtari shkencore e mësimdhënëse mjaft të integruar dhe bashkëpunuese në projekte të ndryshme me të gjitha departamentet e universitetit.