Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, pjesë e Konferencës Ndërkombëtare “Paqja, bota virtuale dhe lufta e armatosur”, zhvilluar në Universitetin e Barit “Aldo Moro”, Itali
Rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Prof.dr. Skender Topi, së bashku me kolegë të universitetit, morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Paqja, bota virtuale dhe lufta e armatosur”.
Në fjalën e tij, ai vuri theksin në rëndësinë që kanë tematika të tilla për t’u diskutuar në nivel akademik, duke parë momentet në të cilat rajoni, Europa dhe bota po kalojnë.
Kjo konferencë u përshëndet gjithashtu nga Zëvendësministri i Drejtësisë të Italisë, Z. Francesco Paolo Sisto dhe Rektorja e Universitetit "Alcide De Gasperi" i Ekonomisë Eurorajonale, Znj. Magdalena Sitek.
Në fund të fjalës së tij, Prof. Topi, ftoi organizatorët që konferenca e radhës të mbahej në Universitetin e Elbasanit.