Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, zhvilloi me sukses “Ditët e Informimit”, si edhe mori pjesë në Edicionin e 16-të e Panairit "Work & Study" 2024
Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", zhvilloi me sukses ditët e informimit të maturantëve në qytete të ndryshme, si edhe mori pjesë në Edicionin e 16-të e Panairit "Work & Study" 2024, përfaqësuar nga Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Alumni, si edhe personeli akademik.
Këto takime vijnë si qëllim për të informuar të rinjtë për gamën e gjerë të programeve të studimit që Universiteti i Elbasanit ofron, ku spikasin programet prioritare, për personelin e kualifikuar akademik, kushtet bashkëkohore infrastrukturore, ofrimin e këshillimit për studentët aktualë dhe ata të ardhshëm, programin Erasmus+🇪🇺, si edhe mundësitë e kryerjes së praktikave profesionale nga studentët në sajë të marrëveshjeve të bashkëpunimit që UE ka me institucione publike dhe jopublike.