Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u zhvilluan “Ditët e Informimit” nga Zyra e Marrëdhenieve me Jashtë, në kuadër të mobiliteteve studentore Erasmus+
Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin e Elbasanit përfundoi me sukses "Ditët e Informimit", duke ofruar informacione për mundësitë e mobiliteteve te studentëve në kuadër të programit Erasmus+
Përgjatë këtyre ditëve, studentët e fakulteteve të universitetit, u informuan mbi avantazhet dhe përfitimet e të studiuarit në vende të ndryshme të Evropës e më gjerë. Ato u njohën me procedurat e aplikimit , kritereve dhe kërkesave për të qenë pjesë e programit Erasmus+ .
Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", prej vitesh përmes programit Erasmus +, u ofron studentëve mundësinë për të studiuar në universitetet partnere, për të përfituar nga pervoja akademike dhe ndërkulturore si edhe për t'u zhvilluar në nivel personal dhe profesional.
Aktivitete në UE
Biblioteka
Njoftime
Kontakte