Leksion i hapur me studentët nga Zëvendësministrja e Ministrisë së Drejtësisë znj. Adea Pirdeni
Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u zhvillua një leksion i hapur nga zëvendësministrja e Ministrisë së Drejtësisë dhe zëvendëskryenegociatorja Znj. Adea Pirdeni
Znj. Pirdeni, prezantoi për studentët rreth ecurisë së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian – Kapitulli 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore", rëndësinë e këtij procesi për qytetarët në tërësi, juristët, studentë të historisë dhe gazetarisë.
Zëvendësrektorja e Universitetit, Prof.as.dr. Elvira Fetahu, në fjalën e saj përshëndetëse, shprehu rëndësinë e funksionimit të drejtësisë për garantimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë , si dhe rolin e studentit në mbështetjen dhe përmirësimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë.
Leksion i hapur me studentët nga Zëvendësministrja e Ministrisë së Drejtësisë znj. Adea Pirdeni