Universiteti i Elbasanit zhvillon takimin e parë në kuadër të Bordit Këshillimor me Elite Travel Group
Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", zhvilloi takimin e parë në kuadër të Bordit Këshillimor të Biznesit në bashkëpunim me Sektorin e Këshillimit të Karrierës dhe Alumni.
Përfaqësues të Elite Travel Group zhvilluan me studentë të programeve të ndryshme të studimit një takim me qëllim informimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit të tyre, për rëndësinë dhe potencialin e turizmit në vendin tonë, si dhe mundësitë që ofron ky sektor për krijimin e vendeve të reja të punës. Gjithashtu u theksua nevoja për orientimin e studentëve në këtë sektor për t'ju dhënë atyre mundësinë që të qendrojnë dhe të investojnë në zhvillimin e tyre dhe të vendit.
Universiteti i Elbasanit prej vitesh ka lidhur marrëveshje me bizneset më prestigjoze të Qarkut të Elbasanit, për t’ju ardhur në ndihmë studentëve me workshope, trajnime, projekte apo mundësi punësimi.
Aktivitete në UE
Biblioteka
Njoftime
Kontakte