Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof. Dr. Skender Topi, mirëpriti rektorin e Universitetit të Janinës Z.Triantafyllos A.D. Albanis
Në kuadër të këtij takimi të frytshëm, mundësuar nga Ambasada Greke në Tiranë, ishte angazhimi mes dy institucioneve, për bashkëpunime afatgjata në fushat me interes të përbashkët.
Takimi mes dy rektorëve u përmbyll me dhënien e emblemës së universitetit në shenjë falenderimi dhe bashkëpunimi reciprok.