Njoftim për regjistrimin e provimeve të vjeshtës
Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" se regjistrimi për provimet e vjeshtës do të kryhet nëpërmjet sistemit EMS.
Maksimumi i provimeve për regjistrim do të jetë gjashtë (6) provime për gjashtë (6) data të ndryshme. Pra studenti duhet të japë një provim në një datë.
Mundësia e regjistrimit të provimeve në sistem do të fillojë nga data 12 tetor deri më 15 tetor dhe çdo zgjedhje e lëndës mund të ndryshohet brënda afatit kohor 15 min pas zgjedhjes.
Afatet kohorë si dhe mënyra e proçedimit të regjistrimit variojnë sipas vendimarrjes të secilit fakultetet, ndaj për këtë gjë luten të gjithë studentët, të interesohen pranë sekretarisë mësimore përkatëse.
Për çdo pyetje apo paqartësi të më tejshme kontaktoni sekretarinë mësimore, si dhe stafin IT.
Për manualin e regjistrimit në sezonin e vjeshtës klikoni këtu
 
     
 
				 Aktivitete në UE
Aktivitete në UE 
				 Biblioteka
 Biblioteka 
				 LLL Centre
LLL Centre 
				 Njësia e Sigurimit Të
Njësia e Sigurimit Të 
				 Këshillimi i Karrierës
 Këshillimi i Karrierës 
				 Punësimi në UE
Punësimi në UE