Certifikata e re e Akreditimit të Laboratorit Kërkimor Shkencor
Certifikata e re e Akreditimit të Laboratorit Kërkimor Shkencor, e cila është e vlefshme për katër (4) vitet e ardhshme (06.02.2026 -05.02.2030). Ky riakreditim përfaqëson një arritje të rëndësishme për laboratorin dhe për Fakultetin e Shkencave të Natyrës, pasi përveç rinovimit të akreditimit ekzistues, janë shtuar edhe dy metoda të reja testimi, konkretisht:
- Testimi i konsistencës së betonit të njomë;
- Përcaktimi i përmbajtjes së kromit në çelik

Zgjerimi i fushës së akreditimit rrit kapacitetet teknike dhe shkencore të laboratorit, si dhe forcon rolin e tij në mbështetje të procesit mësimor, kërkimit shkencor dhe shërbimeve ndaj palëve të treta.
Certifikata e re e Akreditimit të Laboratorit Kërkimor Shkencor
Aktivitete në UE
Biblioteka
Njoftime
Kontakte