Zëvendësrektori
Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Zëvendësrektori/ët emërohen dhe shkarkohen nga Rektori, pas miratimit në Senatin Akademik. Zëvendësrektorët i përkasin kategorisë “Profesor” ose kanë gradën shkencore “Doktor” (“PhD”), të fituar pranë universiteteve të vendeve anëtare të OECD-së ose BE-së. Ai është anëtar i personelit akademik me kohë të plotë.
Me vendimin e Senatit Akademik Nr. 01 datë 02.09.2020 “Për miratimin e Kandidaturës për Zëvendësrektor”, është emëruar Prof.as.dr.Peçi Naqellari, Zëvendësrektor për anën mësimore.
Me vendimin e Senatit Akademik Nr. 04 datë 25.09.2020 “Për miratimin e Kandidaturës për Zëvendësrektor”, është emëruar Prof.as.dr.Elvira Fetahu, Zëvendësrektor për kërkimin shkencor.