Shpallje konkursi për personel akademik në Departamentin e Informatikës
Departamenti i Informatikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani”, për nevojat e tij për vitin akademik 2020-2021, shpall konkurs për për 2 (dy) personel akademik me kohë të pjesshme.
Kriteret e përgjithshme e të veçanta për konkurrim janë:
- Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet Universitare në nivelin Master i SHkencave në Inxhinieri Kompjuterash; Informatikë; Shkenca Konpjuterike; Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit; Telekomunikacioni. Diplomat e fituara në Institucionet e huaja të Arsimit të lartë dhe Institucione të tjera të autorizuara jahtë vendit, duhet të jenë njohur dhe njehsuar paraprakisht nga Ministria përgjegjëse për Arsimin në Shqipëri).
- Të ketë përfunduar studimet me mesatare mbi 8. në fushën e shkencave të sipërcituara.
- Të ketë përvojë në mësimdhënie në IAL të paktën 1 (një) vit.
- Të ketë kryer kurse kualifikimi brenda apo jashtë vendit në fushën përkatëse.
- Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj të BE-së, të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.(preferohet anglisht)
- Preferohet të ketë kryer publikime në fushën e Informatikës.
- Ndaj kandidatit të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)
- Jetëshkrimi.
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave. (Diplomat e lëshuara nga Institucionet e huaja të Arsimit të lartë dhe Institucione të tjera të autorizuara jahtë vendit, duhettë jenë njohur dhe njehsuar paraprakisht nga Ministria përgjegjëse për Arsimin në Shqipëri).
- Dokumentacionin shoqërues përkatës origjinal ose të noterizuar sipas plotësimit të kritereve të shpallura
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore(Dëshmi penaliteti)
- Raporti i aftësisë në punë.
- Fotokopje e letërnjoftimit.
- Librezë shëndetësore.
- Leje nga punëdhënësi për mësimdhënie në UE
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t'i nënshtrohen intervistës në departament.
Dokumentacioni i kërkuar mund të dorëzohet në rrugë postare apo në zarf të mbyllur në zyrën e Protokoll Arkivës në Rektorat nga data 24.03.2021 deri 01.04.2021.
Adresa postare:
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,
Rruga “Ismail Zyma”,
Departamenti i Informatikës
Elbasan