Në kuadër të krijimit të bashkëpunimit midis Universitetit tonë dhe Universitetit Trakya, Edirne, Turqi nga data 28 maj deri në 1 qershor u Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” priti delegacionin e Universitetit të Trakya-s të përbërë nga 4 profesorë dhe 11 studentë. Në fokus të këtij shkëmbimi eksperience ishin: takim me përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, organizimi i një konference si dhe shkëmbimi i njohurive, përvojave dhe praktikave të studenteve në funksion të një përgatitje akademike dhe profesionale sa me cilësore.
Në kuadër të marrjes së propozimeve nga studentët mbi projekt-hartimin e rregullores për mbajtjen e zgjedhjeve të Këshillit Studentor, pas takimit informues në fakultete, do të zhvillohet takimi përfundimtar në sallën 107, në Korpusin Qendror të UE-së, më datë 09.05.2018, ora 12.00.