Për procedurën e regjistrimit në konkursin e pranimit në programin e studimit “Bachelor në Edukim Fizik dhe Sporte” për vitin akademik 2019-2020 (Raundi i dytë) në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
Njoftohen të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndjekin studimet në programin e studimit “Bachelor në Edukim Fizik dhe Sporte” në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, (që kanë plotësuar detyrimet e maturës shtetërore për regjistrim në AKP), do t’i nënshtrohen konkursit të pranimit që do të zhvillohet në datën 26 shtator 2019.
Regjistrimet për konkursin e pranimit bëhen nga data 24.09.2019 deri më datë 25.09.2019 nga ora 800 - 1600.
Për regjistrim kandidati duhet të dorëzojë në sekretari këto dokumente:
- Fotokopje a pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kartelë (Skeda shëndetësore);
- Fotografi 4x6 (dy copë);
- Mandat pagese prej 5000 lekë.
Formulari për arkëtim do të tërhiqet në Sekretarinë mësimore të Fakultetit të Shkencave të Edukimit. Kur kandidati dorëzon mandat pagesën atij i jepen këto dokumente:
- Rregullore e konkurrimit;
- Norma e pranimit;
- Skeda shëndetësore.