Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

FUSHATA E VAKSINIMIT ANTI COVID NË UNIVERSITETIN E ELBASANIT “ALEKSANDËR XHUVANI”

 NJOFTIM

 

Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, se bazuar në shkresën me nr. 5447/2, datë 06.10.2021, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për marrjen e masave për realizimin e procesit të vaksinimit të studentëve dhe personelit të institucioneve të arsimit të lartë nga personeli mjekësor”, prej datës 11-17 tetor 2021,  mund të realizojnë procesin e vaksinimit.  

Për mbarëvajtjen e këtij procesi, studentët kanë në dispozicion dy qendra vaksinimi. 

Qendra e vaksinimit pranë Korpusit Kryesor (holli kryesor, kati i 2-të), do të jetë e disponueshme nga ora 09.00 deri në orën 13.00 për studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Fakultetit të Shkencave Humane, Fakultetit të Shkencave të Edukimit dhe Fakultetit Ekonomik. 

 

Qendra e vaksinimit, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike (godina A, kati i  2-të, salla 207), do të jetë e disponueshme nga ora 09.00 deri në orën 13.00 për studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike. 

Studentët, në momentin e vaksinimit duhet të kenë patjetër me vete, mjetin e identifikimit, Kartë Identiteti. 

Rikujtojmë se vaksinimi i studentëve është i nevojshëm, për mbarëvajtjen e procesit mësimor, për vitin akademik 2021-2022. 

Përjashtim nga ky rregull, bëhet vetëm për rastet e studentëve që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosaplikimin e vaksinës. Ky dokument duhet të depozitohet nga studentët pranë sekretarisë mësimore, në ditën e fillimit të vitit akademik.