TEAVET / Njoftim për trajnim
Në kuadër të projektit TEAVET, Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" njofton se ditën e hënë në datën 12.10.2020 në orën 13.00 do të organizoj trajnimin 4 ditor me temë:"Mësimdhënia e kombinuar me sistemet e menaxhimit të të nxënit " (TEAVET).
Trajnimi do të zhvillohet në ambientet e qendrës "Të mësuarit gjatë gjithë jetës", biblioteka e universitetit, kati i II nga data 12-13-14-15 Tetor 2020. Trajnimi është i hapur për mësues të ciklit 9-vjeçar dhe të mesëm. Vetëm 30 personat e parë të regjistruar në sistem do të jenë pjesëmarrës.
Personat e interesuar të regjistrohen në faqen e ASCAP, https://trajnime.arsimi.gov.al/