TEAVET/ Njoftim për trajnim
Në kuadër të projektit TEAVET, Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" njofton se ditën e mërkurë në datën 12.02.2020, në orën 13.00, do të organizojë trajnimin 3 ditor me temë: "Metodologjitë e mësimdhënies" (TEAVET).
Ky modul trajnimi është fokusuar ne metodologjitë e reja të mësimdhënies.
Trajnimi do të zhvillohet në ambientet e qendrës "Të mësuarit gjatë gjithë jetës", biblioteka e universitetit, kati i II nga data 12-13-14.02.2020.
Trajnimi është i hapur për mësues të ciklit 9-vjeçar dhe të mesëm. Vetëm 35 personat e parë të regjistruar në sistem do të jenë pjesëmarrës.
Personat e interesuar të regjistrohen në faqen e ASCAP, https://trajnime.arsimi.gov.al/