Organizohet në Universitetin e Elbasanit Konferenca e Parë Shkencore në Matematikë e Fizikë dhe aplikimi i tyre
Në Universitetin e Elbasanit, u organizua Konferenca e Parë Shkencore në Matematikë e Fizikë dhe aplikimi i tyre.
Qëllimi i kësaj konference ishte të sillte së bashku pedagogë, studiues dhe akademikë nga vendi dhe bota, për të bashkëndarë prezantime, diskutime, këndvështrime dhe arritjet e tyre në fushat respektive.
Për dy ditë radhazi, kjo konferencë, shërbeu jo vetëm si një forum për të shkëmbyer rezultatet e punës së tyre kërkimore, por njëkohësisht dhe për studentët, të cilët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre.