Departamenti i Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani”, për nevojat e tij për vitin akademik 2022-2023, shpall konkurs për personel akademik me kohë të pjesshme.
Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", zhvilloi me sukses Konferencën e 2-të Ndërkombëtare Studentore "Sfidat e gjeneratave të reja për një të ardhme të qëndrueshme”
Rektori i Universitetit Prof.dr. Skender Topi, në fjalën e tij përshëndetëse, shprehu vlerësimin për rëndësinë e angazhimit studentor, duke e konsideruar këtë konferencë si platformën e duhur për të promovuar talentin e studentëve dhe për të krijuar një debat të hapur mbi temat që janë më të rëndësishme për ta. Në kuadër të kësaj konference u zhvillua edhe Konkursi Studentor i Punimeve Artistike dhe Artizanale, ku nuk munguan as çmimet për punimin më të mirë.
Departamenti i Informatikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani”, për nevojat e tij për zhvillimin e procesit mësimor për vitin akademik 2022 - 2023, semestri i dytë, shpall konkurs për personel akademik me kohë të pjesshme.
Shpallje konkursi për pozicion pune, personel akademik me kohë të pjesshme
Matematika është gjuha të cilën e flasin shkencat ekzakte si dhe jeta jonë e përditshme. Nxitja e dëshirës për të mësuar matematikë është prioritet i punës tonë të përditshme.
Ditën e shtunë, nën mbikqyrjen e Departamentit të Matematikës, u zhvillua në ambientet e Universitetit të Elbasanit Olimpiada e Kangurit të matematikes.
Në ambientet e Universitetit të Elbasanit u zhvillua Olimpiada e Kangurit të Matematikës
Departamenti i Informatikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” shpall konkurs për 1 (një) pozicion pune, personel akademik, me kohë të plotë, të kategorisë asistent lektor.