Njoftim për personel akademik me kohë të pjesshme në Fakultetin e Shkencave të Natyrës
Departamenti i Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani” për nevojat e tij për mbulim të ngarkesës mësimore për semestrin e dytë të vitit akademik 2018-2019, kërkon (2- dy) personel akademik me kohë të pjesshme:
Kriteret për konkurrim janë:
- Të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca biologjike. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet te jenë të njohura nga MASR.
- Të këtë përfunduar studimet Ba dhe Master i Shkencave apo (ekuivalente me të) në profilin Biologji me notë mesatare mbi 8.5.
- Të këtë përvojë dhe i angazhuar në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
- Të jetë i angazhuar në kualifikimin pasuniversitar (grada, titulli është përparësi).
- Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglishtja) e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
- Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.
- Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.
Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
- Provime, mikroteza etj.
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
- Raport mjeko-ligjor.
- Vërtetim lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.
Dokumentacioni i kërkuar mund të dorëzohet në zarf të mbyllur në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore Protokoll, Arkiv nga data 11.03.2019 deri 15.03.2019.
Adresa:
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,
Rruga “Ismail Zyma”,
Aplikim për pozicionin e punës: Departamenti i Biologjisë.
Shenim:Formularët për plotësim gjenden në adresën
www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave te natyres/njoftime