Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Plotesimi i Kerkeses per Kryerjen e Praktikes Profesionale

04.03.2019 -- Njoftohen të gjithë studentet e vitit të II të programit mesimor Master Profesional në Teknologjitë e Informacionit, se duhet te plotësojnë formularin e kërkesës për zhvillimin e praktikes profesionale ne përputhje me planin mësimor. Formulari duhet te plotësohet me kompjuter dhe duhet te dorëzohet deri ne datën 18.03.2019 pranë Departamentit te Informatikës. Çdo student praktikant qe ka zgjedhur një institucion për zhvillimin e praktikes duhet te dorëzoje kërkesën dhe te pajiset me një letër shoqërimi nga ana e Fakultetit te Shkencave te Natyrës.

Gjate plotësimit te formularit te kërkesës të kihen parasysh rregullat e mëposhtme:

Praktika profesionale zhvillohet 4 ore ne dite ose 20 ore ne jave dhe shtrihet ne 7 jave mësimore.

Ne rubrikën "Detyrimet e pozicionit" do te përshkruhet shumë shkurtimisht nga mbikëqyrësi i praktikes se çfarë detyrimesh (detyra specifike dhe përgjegjësi te praktikantit) ka studenti praktikant gjate zhvillimit te praktikes.

Ne rubrikën "Nga Institucioni" do te vendoset emri i një drejtuesi vendimmarrës qe ka miratuar zhvillimin e praktikes ne institucion si edhe firma e tij se bashku me vulën e institucionit. Pra ne vend te emërtimit nga "Nga Institucioni" vendoset emërtimi/pozicioni i drejtuesit vendimmarrës. Për shembull ai mund te jete Drejtori i Departamentit te IT ose edhe vete drejtuesi me i larte i institucionit ku zhvillohet praktika.

Studentet qe janë ne marrëdhënie pune do te sjellin pranë departamentit një vërtetim nga qendra e punës ku te specifikohet qarte data e fillimit te punës dhe pozicioni qe duhet te jete domosdoshmërisht i lidhur me aspekte te ndryshme te IT.

Për çdo pyetje ne lidhje me formularin e kërkesës mund te kontaktohet me ane te email-it me Përgjegjësin e Departamentit te Informatikës.