Fakulteti i Shkencave të Natyrës, njoftim për personale akademik me kohë të pjessëshme
Departamenti i Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani” për nevojat e tij për mbulim të ngarkesës mësimore për semestrin e dytë të vitit akademik 2018-2019, kërkon (1-një) personel akademik me kohë të pjesshme:
Kriteret për konkurrim janë:
- Të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca inxhinieri elektrike. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MASR.
- Të këtë përfunduar studimet Ba dhe Master i Shkencave apo (ekuivalente me të) në profilin Inxhinieri elektrike nw fushën e Automatikës ose të përafërt me të me notë mesatare mbi 8.5.
- Te këtë përvojë dhe i angazhuar aktualisht në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
- Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglishtja) e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
- Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse (grada, titulli është përparësi)..
- Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.
Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
- Provime, mikroteza etj.
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
- Raport mjeko-ligjor.
- Vërtetim lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.
Dokumentacioni i kërkuar mund të dorëzohet në rrugë postare ose zarf të mbyllur në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore Protokoll, Arkiv nga data 15.02.2019 deri 26.02.2019.
Adresa postare:
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,
Rruga “Ismail Zyma”,
Elbasan
Shënim:Formularët për plotësim gjenden në adresën
www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave te natyres/njoftime