Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Fakulteti i Shkencave të Natyrës/ Njoftim për personel akademik me kohë të pjesshme

Departamenti i Informatikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani” për nevojat e tij për mbulim të ngarkesës mësimore për semestrin e dytë të vitit akademik 2018-2019, kërkon (15) personel akademik me kohë të pjesshme:

Kriteret për konkurrim janë:

  • Të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca informatike/inxhinieri kompjuterash apo të përafërta me to. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MASR.
  • Të këtë përfunduar studimet Ba dhe Master i Shkencave apo (ekuivalente me të) në profilin Informatikë/Inxhinieri kompjuterash ose të përafërt me të me notë mesatare mbi 8.5.
  • Te këtë përvojë dhe i angazhuar aktualisht në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
  • Të jetë i angazhuar në kualifikimin pasuniversitar (grada, titulli është përparësi).
  • Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglishtja) e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
  • Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.
  • Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.

Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
  • C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
  • Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
  • Provime, mikroteza etj.
  • Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
  • Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
  • Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
  • Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
  • Raport mjeko-ligjor.
  • Vërtetim lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.

Dokumentacioni i kërkuar mund të dorëzohet në rrugë postare ose zarf të mbyllur në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore Protokoll, Arkiv nga data 08.02.2019 deri 18.02.2019.

Adresa postare:

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,

Rruga “Ismail Zyma”,

Aplikim për pozicionin e punës: Departamenti i Informatikës.

Elbasan

Shenim: Formularët për plotësim gjenden në adresën

www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave te natyres/njoftime