Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Njoftim shpallje konkursi per pedagoge me kohe te pjesshme ne Departamentin e Kimise, per vitin akademik 2016-2017

Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Elbasanit “A. Xhuvani”, për nevojat e tij në Departamentin Matematikë për vitin akademik 2016-2017, shpall konkurs për personel akademik me kohë të pjesshme.

Kriteret për konkurrim janë:

  • Të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca kimike. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MAS.
  • Të jetë diplomuar në Biologji Kimi dhe Kimi me notë mesatare mbi 8.5.
  • Të këtë përfunduar studimet Master i Shkencave (ekuivalente me të) në profilin Kimi, me notë mesatare mbi 8.5.
  • Te këtë përvojë dhe i angazhuar aktualisht në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
  • Të jetë i angazhuar në kualifikimin pasuniversitar (grada, titulli është përparësi).
  • Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglishtja) e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
  • Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.
  • Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 22.09.2016 këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
  • C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
  • Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
  • Provime, mikroteza etj.
  • Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
  • Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
  • Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
  • Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
  • Raport mjeko-ligjor.
  • Vërtetim lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.

Përveç konkurimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament. Aplikantet qe kane dosje prane departamentit dhe burimeve njerezore, do te bejne vetem rifreskimin e saj, duke dorezuar kualifikime te reja qe mund te kene kryer

Shënim:

Formularët për plotësim gjenden në adresën

www.uniel.edu.al/informacione/njoftime