Modalitetet e pranimit për dy kuota të lira në fushë të gjuhësisë historike dhe gjuhësisë variacionale, Doktoratë në albanologji 2023-2024
Programi i studimit “Doktoratë në albanologji” përfshihet në ciklin e tretë të studimeve universitare, në përfundim të të cilit lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor i shkencave në albanologji”. Programi i doktoratës synon të nxisë kërkimin shkencor, duke u orientuar drejt thellimit, rikonceptimit dhe riintegrimit të njohurive shkencore, për të sjellë risi në mendimin shkencor.