QSAB/ Njoftim për konkurs për personel akademik me kohë të plotë
Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Ballkanologjike në Fakultetin e Shkencave Humane, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” për nevojat e saj, shpall konkurs për personel akademik me kohë të plotë, me orientim në fushën e kërkimit shkencor dhe të mësimdhënies.
Kriteret për kandidatin janë:
- Të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca shoqërore, profili histori/histori gjeografi. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MASR;
- Të ketë përfunduar studimet e ciklit të tretë në fushën e historisë.
- Të këtë përvojë akademike në IAL jo më pak se 5 vite.
- Të jetë pjese e projekteve kërkimore shkencore me institucione analoge brenda fushës së studimit.
- Të ketë vlerësime nga titullarë për punët e kryera.
- Të jetë autore, bashkautorë e botimeve shkencore të institucioneve analoge.
- Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj të vendeve të BE-së (preferohet anglishtja) e njohur ndërkombëtarisht dhe e vërtetuar me dëshmi.
Kandidatët duhet të dorëzojnë në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore Protokoll Arkiv të Rektoratit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dokumentacionin e kërkuar në rrugë postare ose zarf të mbyllur brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data 28.10.2019 – 06.11.2019 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit të aplikimit).
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
- Kopje të diplomës/diplomave dhe të listës së notave (noterizuar).
- Botimet (monografi, artikuj, projekte).
- Vërtetime/Referenca nga titullarë.
- Dëshmi të gjuhëve të huaja që zotëron të noterizuara.
- Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
- Raport i aftësisë për punë.
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament.Dokumentacioni i kërkuar mund të dorëzohet në rrugë postare apo në zarf të mbyllur brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data 28.10.2019 – 06.11.2019, në adresën:
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,
Rruga “Ismail Zyma”,
Aplikim për pozicionin e punës:QSABb
Elbasan
Shënim:
Formularët për plotësim gjenden në adresën
www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave humane/njoftime
Për çdo sqarim mund të kontaktoni në adresën elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..