Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Njoftim mbi regjistrimin e provimeve të vjeshtës për vitin akademik 2022-2023

Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër  Xhuvani”, se regjistrimi për provimet e sezonit të vjeshtës do të kryhen nëpërmjet sistemit EMS.
 
Maksimumi i provimeve që mund të jepen në këtë periudhë  është gjashtë (6) provime për gjashtë (6) data të ndryshme. Pra studenti duhet të hyjë një provim në një datë.
Regjistrimi i provimeve në sistem do të fillojë me datë 5 Gusht 2023 deri më datën 5 Shtator 2023.
 
KUJDES! Pas kësajë date nuk do të mund të kryhen regjistrimet apo ndryshime të lëndëve të zgjedhura. Studentët të cilët nuk regjistrohen në system deri në datën 5 Shtator 2023 humbasin të drejtën për të hyrë në provimet e sezonit të vjeshtës
 
Klikoni këtu për guidën mbi regjistrimin e provimeve për sezonin e vjeshtës.
Për çdo pyetje apo paqartësi kontaktoni sekretarinë mësimore, ose stafin IT në adresëm e-mail "Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo."

a-STEP Cost Action organizon të parin trajnim (Training School) në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", në datat 3-4 korrik 2023

a-STEP Cost Action organizon të parin trajnim (Training School) në Universitetin e Elbasanit  "Aleksandër Xhuvani", në datat 3-4 korrik 2023.
Tema e Training School është "Building Bridges with Participatory Research".  Doktorantët, kërkuesit e rinj dhe postdoktorantët të cilët i kanë të lidhura kërkimet e tyre me individët me aftësi ndryshe  dhe sidomos me individët me çrregullime të spektrit të autizmit, si edhe me paaftësi Intelektuale, janë të ftuar të aplikojnë në linkun https://training.a-step-action.eu/
Aplikimet do të jenë të hapura deri më datë 26 maj 2023.
Specialistët vendës e të huaj do të ndërthurin aspektet teorike me ato praktike për të ndihmuar pjesëmarrësit të përfitojnë sa më shumë njohuri dhe aftësi nga ky trajnim. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuara. Nxitoni të aplikoni!
 

Konferencë kombëtare "Zhvillimi i kompetencave të studentëve kandidatë për mësues përgjatë praktikës profesionale" 7 korrik 2023

Fakulteti i Shkencave të Edukimit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” në zbatim të kalendarit të aktiviteteve të projektit “Vlerësimi i praktikave profesionale përmes kornizës së kompetencave për studentët kandidatë për mësues” të financuar nga AKKSHI në kuadër të Programit Kombëtar të Kërkim - Zhvillimit 2022 – 2023, organizon Konferencën kombëtare “Zhvillimi i kompetencave të studentëve kandidatë për mësues përgjatë praktikës profesionale” Qëllimi i projektit ishte modernizimi i praktikave profesionale përmes hartimit të një kornize kompetencash profesionale për studentët kandidatë për mësues. Kjo konferencë do të shërbejë për të prezantuar punimet shkencore të prodhuara në kuadër të projektit, lidhur me metodologjinë, gjetjet, rekomandimet,etj, të cilat do të ndahen dhe diskutohen me studiues nga fusha e edukimit, pedagogë, punonjës arsimorë të sistemit arsimor parauniversitar dhe studentë të mësuesisë.

Konferencë kombëtare "Zhvillimi i kompetencave të studentëve kandidatë për mësues përgjatë praktikës profesionale" 7 korrik 2023