Realizohen takimet në kuadër të ri-akreditimit institucional në UE
Në datat 03-04 qershor në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u realizuan takimet e planifikuara për ri-akreditimin institucional.
Gjatë dy ditëve, grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas, të përzgjedhur nga ASCAL dhe Bordi i Akreditimit, zhvilluan takimet dhe verifikimet e nevojshme, duke përmbyllur një proces i cili prej një viti kishte filluar në UE.
Akreditimi institucional realizohet në përmbushje të standardeve shtetërore të cilësisë, të grupuar në pesë fusha vlerësimi: Organizimi dhe Menaxhimi i institucionit; Burimet; Kurrikula; Mësimdhënia, Mësimnxënia, Vlerësimi dhe Kërkimi; si dhe Studentët dhe Mbështetja e tyre.








