ZGJIDH NJË NGA
97 PROGRAMET TONA
TË STUDIMIT.
EJA NË UE!
Në Universitetin
e Elbasanit,
suksesi është i
garantuar!
Eja në UE!
previous arrow
next arrow
Slider
ZGJIDH NJË NGA
97 PROGRAMET TONA
TË STUDIMIT.
EJA NË UE!
Në Universitetin
e Elbasanit,
suksesi është i
garantuar!
Eja në UE!
previous arrow
next arrow
Slider

Delegacioni i Universitetit të Trakya-s në Elbasan

Në kuadër të krijimit të bashkëpunimit midis Universitetit tonë dhe Universitetit Trakya, Edirne, Turqi nga data 28 maj deri në 1 qershor u Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” priti delegacionin e Universitetit të Trakya-s të përbërë nga 4 profesorë dhe 11 studentë. Në fokus të këtij shkëmbimi eksperience ishin: takim me përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, organizimi i një konference si dhe shkëmbimi i njohurive, përvojave dhe praktikave të studenteve në funksion të një përgatitje akademike dhe profesionale sa me cilësore.

Gjatë kësaj periudhe profesorët nga Universiteti Trakya, Edirne, Turqi, zhvilluan takim me Rektorin e Universitetit Prof. Dr. Skënder Topi ku u diskutua në lidhje me rritjen e mundësive konkrete të bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe për mënyra sa më efikase të forcimit të këtij bashkëpunimi.

Gjithashtu delegacioni pati mundësi të njihnin më nga afër strukturat, auditorët, laboratorët, sallat e studimit dhe ambientet të tjera për profesorë e studentë që ofron UE.

Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Taknike, delegacioni u mirëprit nga Dekani Prof. Asoc. Dr. Shkëlqim Hidri, i cili theksoi rëndësinë e këtij Fakulteti si dhe punën e jashtëzakonshme të stafit dhe studentëve, të cilët krijojnë një impakt mbi të gjithë qarkun, falë një përgatitje dhe profesionalizmi të admirueshëm.

Në axhendën e përcaktuar nga stafet e dy universiteteve, një nga aktivitetet e rëndësishme ishte takimi me Drejtoreshën e Qendrës Spitalore Rajonale të Elbasanit Prof. Asoc. Dr. DasantilaTahiraj për zhvillimin e një intershipi nga studentët dhe pedagogët si dhe vizita në pavionet dhe departamentet e Qendrës Spitalore Rajonale. Me mirëkuptimin e Drejtorisë Spitalore dhe të shoqëruar nga Rektori Porf. Dr. Skënder Topi, ekipi i studentëve dhe pedagogëve vizituan dhe panë nga afër repartet e spitalit dhe patën mundësi të takohen dhe të bisedojnë me stafin e këtyre reparteve.

Ditën e fundit të vizitës u zhvillua një konferencë ndërkombëtare, e cila kishte si qëllim prezantimin e sistemit akademik universitar infermieristik në Turqi, Itali dhe Poloni. Në panelin e konferencës u bashkua edhe Prof. Luigi Santacroce i cili prezantoi sistemin akademik infermieristik universitar të Italisë, duke theksuar ngjashmërinë e kurrikulave dhe mundësitë reale të punësimit falë një diplome të tillë. Në konference kishte të pranishëm nga stafet akademike dhe studente nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike. Të gjithë të pranishmit u njohën me sistemet akademike të universiteteve. Pas çdo prezantimi u zhvilluan dhe diskutime me pyetje për çdo universitet. Në fund të konferencës për të gjithë pjesëmarrësit u ndanë çertifikata pjesëmarrjeje.

Delegacioni i Universitetit të Trakya-s në Elbasan Delegacioni i Universitetit të Trakya-s në Elbasan Delegacioni i Universitetit të Trakya-s në Elbasan Delegacioni i Universitetit të Trakya-s në Elbasan Delegacioni i Universitetit të Trakya-s në Elbasan Delegacioni i Universitetit të Trakya-s në Elbasan Delegacioni i Universitetit të Trakya-s në Elbasan Delegacioni i Universitetit të Trakya-s në Elbasan Delegacioni i Universitetit të Trakya-s në Elbasan Delegacioni i Universitetit të Trakya-s në Elbasan

Njoftime
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, LLL Centre ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, LLL Centre ,UnielLLL Centre

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njësia e Sigurimit Të Brendshëm Të Cilësisë ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njësia e Sigurimit Të Brendshëm Të Cilësisë ,UnielNjësia e Sigurimit Të
Brendshëm Të Cilësisë

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Këshillimi i Karrierës Dhe Alumni ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Këshillimi i Karrierës Dhe Alumni ,Uniel Këshillimi i Karrierës
Dhe Alumni

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume