Veprimtari

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

UE, takim me përkthyesin e Dante Aligheri-t

Ditën e enjte, në datë 23 janar, në ora 12:00, në sallën e re të Teatrit të Universitetit (salla 107), departamenti i gjuhësisë organizoi takimin me zotin Meritan Spahija, i cili ka përkthyer dhe botuar në vitin 2018 veprën "Ferri",

poemën e parë të “Komedisë hyjnore” të Dante Aligherit. Ky botim është i pajisur me komente e shpjegime për çdo tercinë dhe shoqërohet edhe me një fjalorth në fund të çdo kënge (duke e bërë këtë të parin në llojin e vet). Përgatitja e këtij botimi monumental (me 900 faqe) i ka kushtuar përkthyesit 8 vite punë. Edhe ky përkthim (si ai Pashko Gjeçit dhe i Mark Ndojës) është në gegnisht.

Në takim merrnin pjesë studentë dhe pedagogë nga programet “Bachelor në gjuhë shqipe dhe letërsi”, por edhe studentë dhe pedagogë nga programet bachelor në gjuhët e huaja. Gjithashtu të ftuar ishin edhe nxënës dhe mësues të gjimnazit “Konstandin Kristoforidhi”.

Në fund, përkthyesi iu përgjigj pyetjeve nga kolegë dhe studentë.