Njoftim mbi kriteret e pranimit të kandidatëve të rinj në ciklin e dytë të studimeve
Dekanati i Fakultetit të Shkencave Humane, duke u bazuar në Ligjin Nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjet Nr. 9832, datë 12.11.2007, Nr. 10307, datë 22.7.2010, Nr. 10493, datë 15.12.2011; VKM nr. 688, datë 15.10.2014 për “Kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë për programet e studimeve të ciklit të dytë të studimeve me kohë të plotë “Master profesionale” dhe “Master i shkencave”/”Master i arteve të bukura” për vitin akademik 2014-2015, pika 16; Udhëzimin me nr.46, datë 20.10.2014 të MAS-it për “Procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë “Master profesionale” dhe “Master i shkencave”/”Master i arteve të bukura” në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2014-2015; bazuar në “Rregulloren e organizimit dhe funksionimit administrativ dhe akademik të Universitetit “A.Xhuvani”, miratuar në maj 2012; bazuar mbi modalitetet e programeve të studimit të ofruara nga FHSH-ja dhe të miratuara nga Senati i UE-së, bëjmë me dije se:
1. Në “Master i shkencave në gjuhësi” mund të regjistrohen studentë me diplomë të ciklit të parë (Bachelor) ose DIND:
- në gjuhë-letërsi,
- gjuhësi
- gjuhë shqipe dhe frënge
- gjuhë e huaj (anglisht, frëngjisht etj.)
2.Në “Master i shkencave në studime historike”mund të regjistrohen studentë me diplomë të ciklit të parë ose DIND
- në histori
- histori-gjeografi
- edukatë qytetare
- histori dhe gjuhë gjermane
- marrëdhënie ndërkombëtare
- gjeografi dhe gjuhë italiane
3. Në“Master i shkencave në studime gjeografike”mund të regjistrohen studentë me diplomë të ciklit të parë ose DIND në:
- gjeografi
- histori-gjeografi
- edukatë qytetare
- gjeografi dhe gjuhë italiane
4. Në“Master i shkencave në studime letrare” mund të regjistrohen studentë me diplomë të ciklit të parë ose DIND
- në gjuhë-letërsi
- gjuhë e huaj (anglisht, frëngjisht etj.)
- gjuhë shqipe dhe frënge
- në komunikim
- gazetari
- gazetari-anglisht
5. Në“Master i shkencave në trashëgimi kulturore”mund të regjistrohen studentë me diplomë të ciklit të parë ose DIND
- në histori-gjeografi
- gjeografi dhe gjuhë italiane
- histori dhe gjuhë gjermane
- edukatë qytetare
- gjuhë-letërsi
- akademi e arteve
- gjeografi dhe gjuhë italiane
- histori dhe gjuhë gjermane.