Universiteti i Elbasanit aktivitet në kuadër të 10 Majit “Ditës Kombëtare të Drejtësisë”
Në kuadër të 10 Majit “Ditës Kombëtare të Drejtësisë”, Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan kanë organizuar një tryezë diskutimi mbi “Sfidat e Drejtësisë Shqiptare nga Kanuni i Zhurisë deri te Reforma në Drejtësi në Kuadër të Proceseve Integruese”.
Rektori i Universiteti të Elbasanit Prof.dr. Skender Topi, në fjalën e tij, shprehu falenderimin për pjesëmarrjen e gjerë të personaliteteve të larta të fushës së drejtësisë, gjyqësorit, studiues të së drejtës, komuniteteve fetare, kolegëve dhe studentëve. Ai, theksoi rëndësinë e zhvillimit të takimeve të tilla në kuadër të marrëveshjeve të frytshme, të cilat mundësojnë zhvillimin institucional, kontribuojnë në komunitet dhe në përgatitjen e studentëve që zhvillojnë praktikat pranë këtyre institucioneve.