Leksion i hapur në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" mbi librin "Giovanni Falcone. Një hero i vetmuar", me prezencën e shqipëruesit Magj. Engert Pëllumbi
Z. Pëllumbi në leksionin e hapur me studentë, lektorë, gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë, u fokusua mbi jetën e veprën e Giovanni Falcone dhe rëndësinë e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si një nga objektivat kryesor të Shqipërisë në proceset integruese.
Leksion i hapur mbi librin e "Giovanni Falcone. Një hero i vetmuar"
Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", zhvilloi me sukses Konferencën e 2-të Ndërkombëtare Studentore "Sfidat e gjeneratave të reja për një të ardhme të qëndrueshme”
Rektori i Universitetit Prof.dr. Skender Topi, në fjalën e tij përshëndetëse, shprehu vlerësimin për rëndësinë e angazhimit studentor, duke e konsideruar këtë konferencë si platformën e duhur për të promovuar talentin e studentëve dhe për të krijuar një debat të hapur mbi temat që janë më të rëndësishme për ta. Në kuadër të kësaj konference u zhvillua edhe Konkursi Studentor i Punimeve Artistike dhe Artizanale, ku nuk munguan as çmimet për punimin më të mirë.
Organizohet në Universitetin e Elbasanit, takimi i katërt i koordinatorëve të projektit "From ground to the plate" i financuar nga programi Erasmus +, në të cilën Universiteti i Elbasanit është partner së bashku me universitet e tjera nga Spanja, Portugalia dhe Tunizia
“Nga toka në pjatë” (FP2G), është një projekt rinor, në kuadër të projekteve Capacity Building, i koordinuar nga Bashkia Salceda de Caselas (Spanjë), i cili u shërben të rinjve për të kuptuar parimet e qëndrueshmërisë së ushqimit, ndërsa mësojnë bazat e rritjes në një kopsht organik, përmes zhvillimit të Garden Labs, kopshte komunitare.
Në kuadër të 10 Majit “Ditës Kombëtare të Drejtësisë”, Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan kanë organizuar një tryezë diskutimi mbi “Sfidat e Drejtësisë Shqiptare nga Kanuni i Zhurisë deri te Reforma në Drejtësi në Kuadër të Proceseve Integruese”.
Rektori i Universiteti të Elbasanit Prof.dr. Skender Topi, në fjalën e tij, shprehu falenderimin për pjesëmarrjen e gjerë të personaliteteve të larta të fushës së drejtësisë, gjyqësorit, studiues të së drejtës, komuniteteve fetare, kolegëve dhe studentëve. Ai, theksoi rëndësinë e zhvillimit të takimeve të tilla në kuadër të marrëveshjeve të frytshme, të cilat mundësojnë zhvillimin institucional, kontribuojnë në komunitet dhe në përgatitjen e studentëve që zhvillojnë praktikat pranë këtyre institucioneve.