Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Tryezë diskutimi në Universitetin e Elbasanit në bashkëpunim me Fondacionin Westminster për Demokraci dhe Institutin Parlamentar

Fondacioni Westminster për Demokraci, në bashkëpunim me Universitetin e Elbasanit dhe Institutin Parlamentar zhvilluan një tryezë diskutimi me temë "Rritja e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e vlerësimit të hapësirave për korrupsion në legjislacionin shqiptar".

Kjo tryezë bëri bashkë profesionistë ligjorë, akademikë dhe studentë, për të eksploruar kornizat teorike, rastet studimore dhe qasjet praktike, për të rritur transparencën, pasuruar kurrikulën universitare si edhe identifikimin e mundësive të bashkëpunimit mes botës akademike dhe politikbërësve.

Tryezë diskutimi në Universitetin e Elbasanit në bashkëpunim me Fondacionin Westminster për Demokraci dhe Institutin Parlamentar

Organizohet Kongresi i Dytë Ndërkombëtar në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", organizoi Kongresin e Dytë Ndërkombëtar “Trendet e fundit në kërkimin biomjekësor, gjendja aktuale e kërkimit biomjekësor në zonën e Adriatikut".

Ky kongres ofron një platformë të veçantë ku kërkues, mjekë, ekspertë, profesionistë të fushës nga vendi e bota, u mblodhën për të ndarë eksperiencën, zbulimet dhe sfidat e fushës së kërkimit biomjekësor në zonën e Adriatikut.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Universitetit, Prof. dr. Skender Topi, shprehu falënderimin e tij ndaj të gjithë pjesëmarrësve dhe organizatorëve të këtij kongresi dhe vlerësoi arritjet e deritanishme në fushën e biomjekësisë.

Më shumë

Ambasadori turk në Shqipër, Z.Tayyar Kağan Atay, vizitë në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Në vijim të aktiviteteve në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Turqi, Ambasadori turk në Shqipër, Z.Tayyar Kağan Atay, vizitoi Universitetin e Elbasanit, ku u takua me rektorin Prof. dr. Skender Topi, si dhe zhvilloi një bashkëbisedim me studentë e pedagogë të universitetit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Prof. Topi, theksoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënies Shqipëri-Turqi, bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me universitetet prestigjoze në Turqi, në kuadër të programit Erasmus+, projektet e vazhdueshme të përbashkëta që kanë njohur rritje vit pas viti, si dhe mundësimin e studimit të gjuhës turke në Universitetin e Elbasanit.

Më shumë

Leksion i hapur mbi librin e "Giovanni Falcone. Një hero i vetmuar"

Leksion i hapur në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" mbi librin "Giovanni Falcone. Një hero i vetmuar", me prezencën e shqipëruesit Magj. Engert Pëllumbi

Z. Pëllumbi në leksionin e hapur me studentë, lektorë, gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë, u fokusua mbi jetën e veprën e Giovanni Falcone dhe rëndësinë e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si një nga objektivat kryesor të Shqipërisë në proceset integruese.

Leksion i hapur mbi librin e "Giovanni Falcone. Një hero i vetmuar"

Organizohet në Universitetin e Elbasanit, takimi i katërt i koordinatorëve të projektit "From ground to the plate"

Organizohet në Universitetin e Elbasanit, takimi i katërt i koordinatorëve të projektit "From ground to the plate" i financuar nga programi Erasmus +, në të cilën Universiteti i Elbasanit është partner së bashku me universitet e tjera nga Spanja, Portugalia dhe Tunizia

“Nga toka në pjatë” (FP2G), është një projekt rinor, në kuadër të projekteve Capacity Building, i koordinuar nga Bashkia Salceda de Caselas (Spanjë), i cili u shërben të rinjve për të kuptuar parimet e qëndrueshmërisë së ushqimit, ndërsa mësojnë bazat e rritjes në një kopsht organik, përmes zhvillimit të Garden Labs, kopshte komunitare.

Organizohet në Universitetin e Elbasanit, takimi i katërt i koordinatorëve të projektit "From ground to the plate"

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", zhvilloi me sukses Konferencën e 2-të Ndërkombëtare Studentore "Sfidat e gjeneratave të reja për një të ardhme të qëndrueshme"

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", zhvilloi me sukses Konferencën e 2-të Ndërkombëtare Studentore "Sfidat e gjeneratave të reja për një të ardhme të qëndrueshme”

Rektori i Universitetit Prof.dr. Skender Topi, në fjalën e tij përshëndetëse, shprehu vlerësimin për rëndësinë e angazhimit studentor, duke e konsideruar këtë konferencë si platformën e duhur për të promovuar talentin e studentëve dhe për të krijuar një debat të hapur mbi temat që janë më të rëndësishme për ta. Në kuadër të kësaj konference u zhvillua edhe Konkursi Studentor i Punimeve Artistike dhe Artizanale, ku nuk munguan as çmimet për punimin më të mirë.

Më shumë