Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, organizon takim të hapur me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Znj. Ogerta Manastirliu
- Scritto da Mustafa Shyti
- Published in Aktivitete në UE
- Hits: 1044
- Stampa ,
Në një nismë për të përforcuar bashkëpunimin mes institucioneve të arsimit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrja Ogerta Manastirliu ka nënshkruar me Bashkinë Elbasan Marrëveshjen për Kartën e Studentit . Kjo kartë do të ofrojë tarifa të reduktuara për transport, shërbime social-kulturore dhe oferta nga bizneset. Në këtë veprimtari përshëndeti Rektori i Universitit të Elbasanit Prof.Dr. Skender Topi dhe përfaqësuesi i Këshillit Studentor.
Në vizitën e saj në Qytetin e Elbasanit, Ministrja Manastirliu u ndal në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", ku zhvilloi një takim të hapur me personelin akademik dhe studentët e universitetit, ku u diskutua për përmirësimin e cilësisë në veprimtarinë akademike, kërkimit shkencor dhe inovacionit, si dhe fuqizimin e infrastrukturës dhe resurseve nëpër institucionet e arsimit të lartë.